Femto Laser LDV Ziemer

Lazeri LDV femtosekond është i vetmi përfaqësues i brezit të ri, në kategorinë e lazerit femtosekond që përdoret në komunitetin e oftalmologjisë, duke qënë se inkorporon karakteristika teknologjike superiore.

Prodhuar në Zvicër, nga ZIEMER, ka të gjitha elementet e nevojshme që karakterizojnë një produkt zvicerian të cilësisë së lartë, si dizajnin modern dhe integrimin e teknologjisë inovatore. Ofron mundësi të shumta intervenimesh kirurgjikale korneale. Përbën sot, pa mohim, metodën më moderne dhe të besueshme për krijimin e flap-it në kirurgjinë refraktive. Ofron proces të sigurt dhe plotësisht të parashikueshëm intervenimi, ndërsa është më pak e dhimbshme për pacientin .

Frekuenca operative e lazerit është e rangut të disa MHz, kur frekuenca operative e atyre “konkurrente” të disponueshme, nuk tejkalojnë rangun KHz. Spot Lazer-i është dhjetë herë më i vogël se cilido lloj tjetër sistem komercialisht të disponueshëm.

Kombinimi i frekuencës së lartë operative të lazerit me impulsin e vogël lejon përdorimin e energjisë shumë të ulët, të shkallës së disa nano- xhaul, kur energjia e sistemeve që përdoren gjerësisht deri tani, është e rangut mikro-xhaul.

Kombinimi i karakteristikave të mësipërme, që përdor LDV, eliminon problemet e mundshme të FemtoSekond Laser, si p.sh. OBL, LDK, TLS.

Gjithashtu, disponon sistem elektronik (vacuum) kontrolli të kokës së LDV, me monitorim automatik dhe përshtatje të tij gjatë krijimit të flap-it.

Funksionimi i aparatit disponon mjedis të sigurt për pacientin, me sisteme të shumta vetëkontrolluese dhe kalibrimi automatik.

LDV Femtolaser përbën me të vërtetë alternativën më e mirë.