Vendosja e lenteve intraoculare posteriore - ICL

Lentet e kontaktit posteriore Intraokulare (ICL) përbëjnë një metodë alternative, shumë të dobishme për trajtimin e miopisë dhe hipermetropisë, madje kohët e fundit dhe të astigmatizmit, kur të dhënat klinike nuk lejojnë aplikimin e intervenimit me lazer për korrigjimin e tyre.
Biopajtueshmëria (Biocompatibility) e tyre e lartë dhe teknologjia moderne e prodhimit të lenteve siguron një cilësi të shkëlqyer të shikimit.

Epirus Vision Center është një nga qendrat e pakta në Greqi me çertifikim të veçantë për vendosjen e lenteve ICL.