[vc_row][vc_column][vc_custom_heading text=”LASER – Kirurgji Refraktive ” font_container=”tag:h5|text_align:left”][vc_column_text]Imagjinoni ditën tuaj pa nevojën e përdorimit të syzeve apo të lenteve kontakti. Duke shfrytëzuar pajisjet më moderne, kirurgjia refraktive lazer, sot është më preçize se kurrë, duke dhënë rezultate të shkëlqyera për korrigjimin e miopisë, hipermetropisë, astigmatizmit, dhe në disa raste të presbiopisë

Korrigjimi i gabimeve refraktive është i mundur me përdorimin e një rreze lazer të veçantë infra të kuqe, 198nm në gjatësi vale, që për herë të parë u përdor në vitin 1998. Koncepti mbi të cilin është bazuar është të ndryshojë mënyrën me të cilën kornea fokuson dritën duke ndryshuar lakimin e saj.

Carl Zeiss, pioniere në fushën e evolucionit të pajisjeve oftalmologjike, ka zhvilluar MEL 80, excimer LASER të gjeneratës së fundit, i cili inkorporon të gjitha teknologjitë moderne në fushën e kirurgjisë refraktive.[/vc_column_text][vc_tta_tabs][vc_tta_section title=”Ekzaminimi para operacionit” tab_id=”1444288336769-32128430-db6e”][vc_column_text]

1. Ekzaminimi refraktiv: Matja preçize e miopisë – hipermetropisë – astigmatizmit dhe konstatimi i qëndrueshmërisë së tyre .

2. Topografi korneale: Është kontrolli i sipërfaqes së përparme korneale dhe asaj të pasmes (dhe më me rëndësi), për të përjashtuar ndonjë patologji apo anomali tjetër.

3. Aberrometry: Ky është ekzaminimi i studimit të mënyrës së difraksionit të dritës brenda syrit. Çdo çrregullim i përthyerjes së dritës duhet të merret në konsideratë gjatë planifikimit të trajtimit me lazer.

4. Matja e diametrit të syrit: Një parametër i rëndësishëm për planifikimin e intervenimit me lazer.

5. Pakimetri: Matet trashësia e kornesë në të gjithë sipërfaqen e saj. Mjaftueshmëria e indeve është vendimtare për zgjedhjen e metodës së përshtatshme kirurgjikale.

6. Ekzaminimi klinik i syrit

  • Ekzaminimi klinik i kornesë: Studimi i indeve ku do të kryhet intervenimi është mëse i nevojshëm.
  • Matja e tensionit të syrit (tensioni intraokular).
  • Vlerësimi e prodhimit lotsjellës: Ndërhyrjet me lazer mund të ndikojnë përkohësisht funksionin lotsjellës, kështu që është me rëndësi të njihet aftësia e syve për të përballuar situatën.

7. Të gjitha të dhënat e ekzaminimit më sipër futen në një program kompjuterik të posaçëm Master (CRS), ku vlerësohen dhe paraprakisht planifikohet trajtimi, i cili më pas tranferohet tek aparati LASER.

pro[/vc_column_text][/vc_tta_section][vc_tta_section title=”Proçedura kirurgjikale” tab_id=”1444288336915-e574493e-e094″][vc_column_text]

Procedura kirurgjikale zgjat më pak se 20 minuta për të dy sytë dhe realizohet nën anestezi lokale.

Hapat e ndjekur në metodën LASIK janë si vijojnë:

  • Tek sytë hidhen disa pika për mpirjen e sipërfaqes së kornesë dhe gjithë procesi kryhet pa dhimbje.
  • Pacienti shtrihet në shtratin e veçantë të LASER dhe një sy-retractor siguron qëndrimin hapur të syrit gjatë gjithë procesit.
  • Pacientit i kërkohet të përqëndrohet tek një dritë që ndizet dhe fiket.
  • Duke përdorur një pajisje preçise, e quajtur mikrokeratom, kryhet prerje e një shtrese shumë të hollë në sipërfaqen e kornesë.
  • Kjo shtresë e hollë, e quajtur flap, paloset anash me kujdes si faqe libri, duke ekspozuar shtresën qëndrore të kornesë.
  • Për disa sekonda LASER-i me saktësi heq inde nga kornea, duke arritur trashësinë e dëshiruar të saj.
  • Pas aplikimit të lazer-it, shtresa e hollë flap, ripozicionohet mbi shtresën e trajtuar të kornesë.
  • Nëse është e nevojshme, vendoset tek syri lente kontakti terapeutike speciale.

Procedura e ndjekur në Metodën PRK:

  • Tek sytë hidhen disa pika për mpirjen e sipërfaqes së kornesë dhe gjithë procesi kryhet pa dhimbje nën anestezi lokale.
  • Indet epiteliale të kornesë largohen mekanikisht me një sfungjer të veçantë. (Indet epiteliale riprodhohen brenda pak ditëve pas procedurës).
  • Në interval sekondash LASER-i heq indet që duhet nga kornea, me saktësi dhe preçizion maksimal.
  • Tek syri vendoset lente kontakti terapeutike speciale.

day[/vc_column_text][/vc_tta_section][vc_tta_section title=”Pas operacionit” tab_id=”1444288584428-f6f383d6-997a”][vc_column_text]Menjëherë pas operacionit sytë tuaj mund të jenë të acaruar, ose të keni një ndjesi trupi të huaj. Gjithashtu mund të lotojnë, vizioni juaj të jetë i mjergullt dhe të keni fotondjeshmëri të madhe. Një palë syze dielli, që mund të keni me vete, do t’ju ndihmojnë të ndjeni më pak këto simptoma. Gjithashtu mund të keni ndjesi djegieje ose kruarje, por nuk duhet të fshini sytë. Simptomat e lartpërmendura priten zakonisht pas operacionit me laser. Në rast se diçka tjetër ju shqetëson, menjëherë na kontaktoni.
Përveç këtyre, pas operacionit:

    • Jepen pika për sytë dhe një maskë sysh për gjumin.
    • Për pjesën tjetër të ditës sugjerohet relaksim.
    • Shmanget kontakti me ujin brenda ditës.
    • Shmanget kontakti me mjedis, të ndotur me pluhur, për një javë.
    • Lejohet drejtimi i automjetit tuaj, sapo ju të ndiheni mirë.
    • Shmanget përdorimi i kozmetikës rreth syve për të paktën 20 ditë.
    • Shmanget për një kohë të gjatë (prej tri javësh të paktën) gjimnastika intensive edhe noti (në pishinë apo në det).
    • Bëhet ekzaminimi të nesërmen e operacionit dhe në intervale të rregullta në vijim.

 

Kujdesuni që të ndiqni trajtimin dhe udhëzimet e dhëna!

next[/vc_column_text][/vc_tta_section][/vc_tta_tabs][/vc_column][/vc_row]